• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska: Nevoja për vendosje të politikave për sundim të mirë, çdo ditë është edhe në kërkesat e komunitetit ndërkombëtar

Gërkovska: Nevoja për vendosje të politikave për sundim të mirë, çdo ditë është edhe në kërkesat e komunitetit ndërkombëtar

Kavadar, 23 gusht 2023 (MIA) - Të gjithë jemi të vetëdijshëm se sundimi i mirë dhe nevoja për vendosje të politikave për sundim të mirë, për menaxhim të mirë, çdo ditë është në kërkesat edhe të komunitetit ndërkombëtar, megjithatë ajo që për mua si qytetare është me rëndësi, është ajo kërkesë e çdo qytetari tonë. Këtë sonte e theksoi zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska në Kavadar.

"Për shkak se ne të gjithë dësjirojmë të jetojmë në shoqëri që ka rend, që funksionon më mirë, ku secili qytetar është i respektuar, vlerësuar në mënyrë të duhur, ku e drejta dhe drejtësia zbatohen njejtë për të gjithë, pa dallim se për kë bëhet fjalë, nëse për politikan, për biznesmen, për ndonjë i cili nuk ka kurfarë statusi shoqëror dhe thjeshtë dëshiron të shohë politikanë dhe funksionarë, megjithatë edhe të punsëuar në adminsitratën publike, se si e kryejnë punën, edhe profesionalisht edhe me integritet, të udhëhequr nga ajo që është mirë prë të gjithë qytetarët në vend, dhe jo nga interesi personal", tha Gërkovska.

Dhe mes tjerash, shtoi, vendosja dhe përmirësimi i politikave për sundim të mirë, kanë funksion t'i përmirësojnë procesete brendshme në shoqëri dhe të tregojnë se mundemi edhe shumë më mirë edhe shumë më suksesshëm, për arsye se kemi njerëz të shkëlqyeshëm në pozicione, të cilët e bëjnë punën me integritet dhe duhet të jenë rol-model i vërtetë për të rinjtë.

Të flasim, theksoi, për standardet e dyfishta dhe sa në të vërtetë ata që ne i mbajmë në vete, kontribuojnë vetë ta rrënpjmë sistemin nga brenda.

Dhe kjo është porosia kryesore që desha t'ua përcjell: "duhet të jemi luftëtarë, të mos heqim dorë, të mos gjunjëzohemi as nga presionet, as nga kërcënimet, as nga çfarëdo lloj ndikimesh të jashtme, nëse konsiderojmë se ajo që e bëjmë është e sinqertë, e nderhsme, në funksion të të gjithëve dhe për më të mirën e shoqërisë ku jetojmë".

Serinë e ngjarjeve publike e cila është quajtur "Eja dhe rrëfeje tregimin tënd - Lër gjurmë" e zbaton Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike në bashkëpunim me Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe me ,bështetje të projektit për luftë kundër urrejtjes dhe mostolerancës nga programi i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR