• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska në COSP 10 në Atlanta: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta është parakusht për drejtësi në çdo shoqëri

Gërkovska në COSP 10 në Atlanta: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta është parakusht për drejtësi në çdo shoqëri

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA)- Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta është parakusht për drejtësi në çdo shoqëri. Nëse arrimë të ndërtojmë sistem i cili në mënyrë cilësore mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve ai do të bëhet më i mirë, theksoi zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska, në panel-diskutimin me temë "Fuqia e barazisë gjinore dhe përfshirja në ballafaqimin me korrupsionin", në kuadër të Konferencës së vendeve anëtare nënshkruese të Konventës së KB-së kundër korrupsionit e cila po mbahet në Atlanta, SHBA, informojnë nga kabineti i saj.

Gërkovska theksoi se me rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha proceset shoqërore, do të sigurohet mundësia për këndvështrime dhe qëndrime të ndryshme që duhen marrë parasysh, kurse ajo sjellë deri te vendimet më të mira dhe më cilësore, si dhe deri te zvogëlimi i rreziqeve nga korrupsioni.

Ajo shprehi falënderim deri te UNODC për mbështetjen në formimin e Forumit të Evropës Juglindore të grave lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion në mars të këtij viti.

"Formati rajonal i këtij Forumi, na ndihmon të mësojmë nga njëri tjetri, t'i krahasojmë praktikat e ndryshme dhe eksperiencat, që është domethënëse për të gjithë ne duke pasur parasysh ngjashmëritë e shoqërive në rajon", tha zëvendëskryeministrja.

Gërkovska e trajtoi edhe hulumtimin për gjininë dhe korrupsionin në administratën publike në Maqedoninë e Veriut që kohëve të fundit ishte kryer pas iniciativës së saj. Edhe nëse rezultatet ende janë në fazën e sublimimit dhe analizës, të dhënat fillestare tregojnë se gratë janë më shumë sensibilizuese në njohjen e korrupsionit.

"Ky hulumtim poashtu tregon se si shtet patjetër të punojmë edhe në çështje tjera, si dhe në forcimin e mekanizmave për paraqitjen e korrupsionit, promovimin e mekanizmave për mbrojtje të informatorëve si forcimi i vetëdijes së punonjësve të administratës publike për rreziqet e korrupsionit", shtoi Gërkovska.

Gjatë panelit fjalim mbajti edhe drejtori ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për drogën dhe kriminalitetin, Gada Vali, kurse si panelistë, përveç zëvendëskryeministres Gërkovska, kanë marrë pjesë edhe Dominik Hasler ministre për Çështje të jashtme, siguri dhe sport të Lihtenshtajnit, Adrian Hasler kryetar i Gjykatës së drejtësisë së Karibeve, Godfred Dame prokuror kryesor dhe ministër i Drejtësisë së Ganës, si dhe Noksollo Kiviet ministër për shërbime publike dhe administratë të Afrikës Lindore. ss/

Foto: kabineti i zëvendëskryetares së Qeverisë për politika për qeverisje të mirë

QËNDRONI TË LIDHUR