• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska në Athinë: Shkathtësitë e administratës publike duhet vazhdimisht të avancohen, posaçërisht në pjesën e digjitalizimit

Gërkovska në Athinë: Shkathtësitë e administratës publike duhet vazhdimisht të avancohen, posaçërisht në pjesën e digjitalizimit

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Sistemi administrativ në një shtet është me rëndësi të madhe, sepse, nga njëra anë, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa nga ana tjetërm të jetë mbajtës i proceseve reformuese, theksoi zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska në takimin e sotëm të punës me zëvendëskryetarin e Shkollës nacionale për administratë publike të Greqisë, Vasilis Egzarhos në Athinë.

Në atë drejtim, shtoi Gërkovska, Maqedonia e Veriut është e përkushtuar ndaj reformave të cialt do ta përforcojnë kapacitetin administrativ të shtetit, duke pasur parasysh se edhe pse në administratë ka stërngarkim, megjithatë ka mungesë të kuadrove profesioniste, njoftojnë nga kabineti i saj.

"Egzarhos informoi se fokusi kryesor i Shkollës nacionale për administratë janë trajnimet e administratës publike, të cilat janë të harmonizuara me prëshkrimin e detyrave të punës që i kryen administratori konkret. Ai propozoi, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, bashkarisht të punojnë në trajnime të administratës përmes programeve tuining të Bashkimit Evropian, të cilët janë të dedikuar për shtete të cilat nuk janë anëtare të BE-së", kumtojnë nga kabineti i Gërkovskës.

Në takim është biseduar edhe për reformat të cilat Greqia i zbaton lidhur me shërbimin e udhëheqjes së lartë në administratën publike, të cilët do të jenë nëpunës publik me kualifikime të larta.

"Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se duhet të punohet në prëforcimin e shkathtësive, në integritetin dhe përgjegjësinë tek nëpunësit administrativ, por edhe në trajnimin e tyre në pjesën e digjitalizimit, për çka përvoja dhe praktika e Greqisë mund të jetë me dobi të rëndësishme", njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministres.

Gërkovska informoi se shteti ynë për momentin punon në përgatitjen e zgjidhjeve tërësisht të reja ligjore për nëpunës administrativ, për të punësuar në sektorin publik, si dhe për shërbimin e udhëhqeësisë së lartë, nga të cialt pritet të sigurojnë përforcim të sistemit merit gjatë punësimit në administratën publike. ab/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministres Gërkovska

QËNDRONI TË LIDHUR