• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE - Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike, kemi një aleat të fortë në luftën kundër sulmeve kibernetike

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE - Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike, kemi një aleat të fortë në luftën kundër sulmeve kibernetike

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska sot pati takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dirk Jan Kop, me Vouter Venstra, përfaqësues i Sekretariatit të GFCE. Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike, përfaqësues të komunitetit akademik dhe përfaqësues të institucioneve në vend. Në takim është biseduar për nevojën e një qasje të përbashkët të koordinuar në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe rritjen e sigurisë kibernetike, përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të ekspertëve në këtë fushë.

"Me kënaqësi të madhe dua t'ju informoj se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nëntor të vitit të kaluar u bë anëtarja e 103-të e Forumit Global për Ekspertizë Kibernetike. GFCE është një nga rrjetet më të mëdha të ekspertëve në botë qëu  ndihmon qeverive dhe sektorit privat në ndërtimin e një infrastrukture të fortë mbrojtëse kibernetike dhe pëforcim të kapaciteteve të tyre me qëllim të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, të cilat sot  janë një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e demokracisë në botë, të cilat çdo  ditë u shkaktojnë dëme të rënda qeverive dhe institucioneve, por edhe sektorit privat dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja pse Qeveria është vërtet e përkushtuar për këtë temë shumë të rëndësishme, çdo ditë po bëjmë përpjekje  për t'i përforcuar kapacitetet e shtetit në mbrojtje kundër sulmeve kibernetike, me përpjekje për të ndërtuar një sistem të fortë dhe të qëndrueshëm që do t'i mbrojë sistemet shtetërore të TI-së, do t'i mbrojë edhe kompanitë. dhe vetë qytetarët", potencoi zëvendëskryeministrja në fjalimin e saj.

 

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Dirk Jan Kop, theksoi ne rëndlsi kyçe është qëndrueshmëria kibernetike e Maqedonisë së Veriut,    si dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë si GFCE - Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike. Theksoi se situatat që po ndodhin në botë në skenën politike duhet t'i inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të rrisin masat  për kujdes  kundër sulmeve kibernetike.

Vouter Venstra, përfaqësues i Sekretariatit të GFCE, Forumi Global për Ekspertizë Kibernetike në  ngjarje pati mundësinë ta prezantojë punën e GFCE-së, temat në të cilat punojnë dhe ofertën e tyre për bashkëpunim, me qëllim të zgjedhjes së modelit më të mirë për bashkëpunim në të ardhmen me këtë rrjet.

Në takim morën pjesë përfaqësues të komunitetit akademik në Maqedoninë e Veriut dhe të institucioneve që punojnë për këtë problem në vendin tonë, me qëllim të përfshirjes së tyre në punën e këtij forumi ndërkombëtar, duke shkëmbyer përvoja dhe ndërmarrjes së hapave të përbashkët në të ardhmen. ar/  


QËNDRONI TË LIDHUR