• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska: Lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet në vazhdimësi dhe me përkushtim të plotë

Gërkovska: Lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet në vazhdimësi dhe me përkushtim të plotë

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Lufta kundër korrupsionit është e përbërë nga disa beteja në disa fusha, të cilat duhet të zhvillohen në vazhdimësi. Për fat të keq ky proces është i gjatë, ndryshimet radikale brenda natës nuk janë të mundshme, Por, gjatë viteve të kaluara patëm përparim në transparencë dhe kemi qasje më efikase drejt informatave të karakterit publik, që e ngushton hapësirën për veprim korruptues, porositi sot zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska.

Ajo gjatë sesionit "Çrrënjosja e korrupsionit përmes politikave për sundim të mirë dhe reforma në jurisprudencë" që po zhvillohet në suaza të Forumit të Prespës për dialog në Strugë, potencoi se lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet në vazhdimësi dhe me përkushtim të plotë nëse dëshirojmë hap të vërtetë përpara dhe ndryshim të vërtetë.

Sipas Gërkovskës, nuk mund të flasim për parandalim të korrupsionit nëse nuk punojmë në transparencën, llogaridhënien, qasjen kohezive në sjelljen e vendimeve. E tërë këto, siç sqaroi, janë parime të cilat kompletohen dhe të cilat janë të kahëzuara drejt një qëllimi - të ndërtojmë shoqëri të shëndoshë dhe sistem stabil i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve.

"Mua më gëzon që bartësit e vendimeve, kratorët e politikave, sektori qytetar dhe mediumet, gjithnjë e më shumë procesin e parandalimit të korrupsionit e ndërlidhin përveç me reforma në sistemin e jurispridencës, edhe me implementimin konsekuent të parimeve të sundimit të mirë, të cialt në bazë e përforcojnë tërë sistemin në këtë drejtim. Lidhur me transparencën, si një prej veglave më efektive për parandalim të korrupsionit, gjatë viteve të kaluara patëm përparim i cili është notuar edhe nga organizatat vendore edhe nga ato ndërkombëtare, posaçërisht nëse krahasohet me periudhën të cilën e karakterizojmë si "shtet i robëruar", kur institucionet ishin të mbyllura dhe nën diktat të plotë të një partie", tha Gërkovska.

Sipas zëvendëskryeministres, ai që pohon se do ta çrrënjosë korrupsionit në shoqëri dhe se do ta reduktojë në zero, është dikush që nuk dëshiron sinqerisht të merret me luftën kundër korrupsionit.

"Ky fenomen mund të pakësohet, mund të frenohet përmes sistemit në të cilin përforcohet sundimi i së drejtës, mund të parandalohet me mekanizma adekuat, por për fat të keq, eliminimi i plotë i korrupsionit në shoqëri është utopi. Tranzicioni i gjatë, krizat, konfliktet, bllokadat, gjatë dekadave të kaluara lanë plagë të thella në indin social në vendin tonë", sqaroi Gërkovska.

Ajo potencoi se ne nuk mund të flasim për parandalim të korrupsionit, nëse nuk punojmë në përforcimin e integritetit të ndryshimit të vetëdijes tek secili prej nesh, duke filluar prej sistemit jurisprudent, politikanët, administrata, e deri tek arsimi dhe shëndetësia. Gërkovska gjithashtu është e mendimit se edhe gratë edhe të rinjtë mund të jenë bartës të vendimeve.

Ministri pa resor nga Mali i Zi, Zoran Miljaniç gjatë sesionit, përkujtoi se korrupsioni në fushën e mbrojtjes shëdnetësore, arsimit, urbanizmit, është diçka me të cilën përballet mali i Zi pas ndrërrimit të pushtetit.

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja, në sesion potencoi se në Shqipëri sot një pjesë të madhe të shërbimeve të cilat i ofrojnë institucionet shtetërore mund të merren onlajn në faqet e tyre të internetit, e gjithadhtu po punohet në disa reforma ligjore në Kuvend, me çka konsideron se Shqipëria është në rrugën e vërtetë në pikëpamje të luftës kundër korrupsionit. ab/

Foto/ Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR