• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska: Ligji për masat kufizuese i nxjerri në sipërfaqe të gjithë ata që me çmimin e dinjitetit të tyre mbrojnë kriminelët më shumë se interesin publik

Gërkovska: Ligji për masat kufizuese i nxjerri në sipërfaqe të gjithë ata që me çmimin e dinjitetit të tyre mbrojnë kriminelët më shumë se interesin publik

Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) -Një nga gjërat më të mira që doli nga fillimi i nismës për Ligjin për masat kufizuese është se do të shihet se sa të sinqertë janë ata që janë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe sa është ajo vetëm një floskulë. Dhe kjo i nxjerri në sipërfaqe të gjithë ata që janë të gatshëm edhe me çmimin e dinjitetit të tyre të mbrojnë kriminelët më shumë se interesin publik dhe interesin e të gjithë qytetarëve, thotë zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska duke iu referua popozim ndryshimeve të Ligjit për masa kufizuese.

Gërkovska në intervistën e sotme për "Sloboden Peçat" theksoi se për dallim nga spekulimet publike, kjo nismë nuk ka të bëjë me emra konkretë, por është iniciuar për, siç tha ajo, lehtësinë e çuditshme të papërgjegjshmërisë dhe injorimit nga organet tona prokuroriale dhe gjyqësore, edhe pse sanksionet e vendosura bazohen në dëshmitë e ofruara nga institucionet tona.

Zëvendëskryeministrja sqaroi se ky propozim në thelb duhet të mundësojë, që sapo të shfaqen persona apo kompani të reja në listën e sanksioneve të SHBA-së, institucionet tona të paraqesin propozim në Qeveri, ajo listë të miratohet, ndërsa prokuroria duhet të fillojë të veprojë.

"Nëse keni një partneritet strategjik me SHBA-në dhe nëse një pjesë e këtij partneriteti ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit, atëherë është e papranueshme në një situatë të tillë të injorohen përpjekjet e partnerëve tanë dhe t'i vendosim ata në një situatë të parashtrojnë kërkesa tek autoritetet tona", deklaroi Gërkovska, duke theksuar se historikisht SHBA-ja na ka mbështetur pa mëdyshje dhe na kanë ndihmuar në arritjen e qëllimeve dhe interesave strategjike të vendit dhe popullit tonë. ls/

Foto: shërbimi për shtyp i qeverisë 

 

 


         


 

--

QËNDRONI TË LIDHUR