• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska - Joveski: Forcimi i integritetit në sistemin gjyqësor është kyç për rikthimin e besimit te qytetarët

Gërkovska - Joveski: Forcimi i integritetit në sistemin gjyqësor është kyç për rikthimin e besimit te qytetarët
 
Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Aktivitetet e Prokurorisë Publike në drejtim të zbatimit të vërejtjeve nga Raporti i Komisionit Evropian, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska dhe prokurorit publik të Republikës Lubomir Joveski.
 
Zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç njofton kabineti i saj, në koordinim me institucionet përgjegjëse për trajtimin e korrupsionit, ndërmerr aktivitete specifike për zbatimin konsekuent të rekomandimeve nga Raporti i KE-së për progresin e vendit tonë.
 
 
 
"Zëvendëskryeministrja Gërkovska shprehu gatishmërinë e saj, në kuadër të kompetencave të saj për qeverisje të mirë dhe avancim të sundimit të ligjit, për të mbështetur aktivitetet e Prokurorisë Publike për tejkalimin e sfidave të shënuara në Raportin e KE-së. Kabineti është i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente për nevojën e forcimit të mekanizmave të brendshëm dhe avokon për vendosjen e sistemit të meritës në të gjitha institucionet", theksohet në kumtesën.
 
Gërkovska theksoi se forcimi i integritetit të sistemit gjyqësor është kyç për forcimin e besimit në gjyqësor, por edhe për sigurimin e drejtësisë. Në trajnimet për integritet, si dhe të gjitha trajnimet e tjera, duhet parë si një investim. Trajnimet duhet të jenë pjesë e sistemit të meritës, pra efekti i trajnimeve duhet të matet duke vlerësuar numrin e lëndëve në të cilat janë zbatuar njohuritë e marra.
 
Prokurori publik Joveski në takim informoi se tashmë janë ndërmarrë hapa konkretë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e BE-së, siç është vendosja e funksionalizimit të plotë të katër qendrave hetimore në vend. Ai iu referua mekanizmave të brendshëm të prokurorisë publike në drejtim të sjelljes etike dhe profesionale të prokurorëve publikë, si dhe Rregullores së miratuar për vlerësimin e punës së prokurorëve publikë.
 
"Në drejtim të modernizimit të vazhdueshëm të proceseve dhe përmirësimit të funksionalitetit të përgjithshëm të Prokurorisë Publike dhe të gjitha institucioneve të tjera, në takim u theksua nevoja për ofrimin e zgjidhjeve softuerike dhe stafit teknik adekuat për funksionimin e plotë dhe të qetë të ndërveprueshmërisë"; theksohet në kumtesën. ls/
 
Foto: Qeveria.
 

QËNDRONI TË LIDHUR