• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska - Filipidu: Transformimi digjital prioritet për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Gërkovska - Filipidu: Transformimi digjital prioritet për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Transformimi digjital është prioritet edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Greqinë , ndërsa shkëmbimi i përvojave është një kontribut i rëndësishëm në të gjithë procesin, vlerësuan në takimin e sotëm zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ambasadorja e re e Greqisë në vend, Sofija Filipidu. 

Zëvendëskryeministrja Gërkovska, siç bëri të ditur Kabineti i saj, i uroi mirëseardhje ambasadores së sapoemëruar dhe i uroi kryerje të suksesshme të mandatit. 

Në këtë rast, Gërkovska e informoi ambasadoren Filipidu, për punën e Kabinetit dhe për proceset kyçe që bazohen në tri shtylla edhe atë transformimi digjital i shoqërisë, politikat kundër korrupsionit, si dhe ndërtim të institucioneve profesionale, transparente, të përgjegjshme dhe llogaridhënëse. 

  

Në takim, siç theksohet në kumtesë, është biseduar edhe për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e transformimit digjital të shoqërisë dhe krijimit të politikave kundër korrupsionit.

Ambasadorja Filipidu theksoi se transformimi digjital i shoqërisë është shumë i rëndësishëm për përballjen me sukses të korrupsionit, por edhe për përmirësimin e efikasitetit të institucioneve.

Të dyja bashkëbisedueset biseduan edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes të dyja vendeve, si në aspektin e proceseve të transformimit digjital, por edhe në lidhje me mekanizmat për parandalimin dhe zbulimin e krimit financiar.

Zëvendëskryeministrja Gërkovskai prezantoi edhe aktivitetet e ardhshme të Kabinetit në pjesën e bashkëpunimit me të rinjtë dhe sektorin civil, të cilat janë kyçe në procesin e vendosjes së proceseve demokratike, duke theksuar në rëndësinë e nevojës për integritet, si parim kyç në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe prosperuese  që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. ar/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR