• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska: Ende ka mjaftueshëm kohë që rastet e PSP-së të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike

Gërkovska: Ende ka mjaftueshëm kohë që rastet e PSP-së të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Kjo është lëndë e cila pesë vite zhvillohej në labirintet gjyqësore, edhe më shumë Apeli në mënyrë të paarsyeshme e mbante nëntë muaj dhe ishim të vetëdijshëm se është afër rrezikut nga viti i kaluar kur ka ndodhur vendimi i Apelit, deklaroi zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në lidhje me vendimin e gjykatës dje për ndalimin e procedurës penale për përgjime të jashtëligjshme - rasti Target - Fortesa, për vjetërsimin e veprave të tjera penale që dalin nga ndryshimi i Kodit Penal dhe për besimin e ulët të qytetarëve në gjyqësor.

Gërkovska në një deklaratë për mediat tha se ka shprehur rezervë kur në seancën e Qeverisë janë propozuar ndryshimet e Kodit Penal pikërisht për shkak të pasojave të tilla, siç tha, "pasoja të mundshme nga miratimi i zgjidhjeve të tilla". 

"E kam shprehur edhe më parë zhgënjimin tim për përllogaritjen e sistemit të drejtësisë dhe joefikasitetin e tij. Nëse ju kujtohet, reagimi im ishte mjaft i mprehtë atëherë, si rezultat i të cilit u procedua për përcaktimin e përgjegjësisë së dy gjykatësve që u konstatua se e kishin mbajtur në mënyrë të pajustifikuar këtë çështje për nëntë muaj. Për shkak të sjelljes së tillë të sistemit gjyqësor, për fat të keq, kemi qenë dëshmitarë edhe në mars të këtij viti, rasti i të njëjtit person ka skaduar kur një gjykatës e ka shtyrë seancën e radhës, disa ditë pas datës kur skadon lënda për të njëjtin person", tha Gërkovska para fillimit të një tryeze të rrumbullakët në të cilën u prezantua analizë "Përmbledhje e kuadrit ligjor dhe praktikës në emërimin e drejtorëve dhe udhëheqësve: sfidat dhe zgjidhjet e mundshme".

Ajo vlerëson se ende ka mjaftueshëm kohë, edhe pas shumë viteve, rastet nga Prokuroria Speciale Publike të procesohen dhe të përfundojnë në procedurë efikase dhe juridike. 

“Apeloj në përgjegjësinë e organeve të drejtësisë sepse ka ende kohë të mjaftueshme pas kaq vitesh që lëndët nga Prokuroria Speciale Publike të procedohen dhe përfundojnë në një procedurë efikase dhe të drejtë dhe që organet e drejtësisë të tregojnë se ata gjykojnë ekskluzivisht sipas ligjit, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Siç e kam thënë kohë më parë, e po e përsëris edhe tani - të mos silleni si politikanë më të mëdhenj se politikanë", tha zëvendëskryeministri.

Theksoi se ishin ndërmarrë aktivitete konkrete "që të tejkalohen procese të caktuara" për shkak të të cilave është besimi i ulët në gjyqësor.

"Në një pjesë të vogël kishte progres, por pas të gjithave që ndodhën me Këshillin Gjyqësor dhe ai progres i vogël që u bë ra në ujë për shkak të sjelljes së tillë dhe humbjes së besimit", shtoi Gërkovska.

E pyetur nëse buxheti i shtetit do të mund të mbështesë vendimin se do të përballojë shpenzimet e zhvillimit të procedimit penal për parashkrimin, ajo u përgjigj se nuk e di dhe as mund të parashikojë se sa do të jetë ajo shumë.

"Një nga rezervat e mia ishte edhe kjo. Nuk e kam idenë se cilat raste mund të mbulohen nga zgjidhje të tilla ligjore dhe as sa mund të kushtojë. Vërtet nuk di si t'i përgjigjem kësaj pyetjeje", tha Grkovska.

Sipas Misha Popoviqit, autore e hulumtimit i cili ishte prezantuar sot, vjetërsimi i veprave penale do t'i dekurajojë qytetarët të përfshihen në luftën me korrupsionin sepse, tha ai, "sygjeron se asgjë nuk mund të bëhet në luftën me korrupsionin". 

"Për fat të keq, kjo edhe për reformistët në Qeveri, të sektorit joqeveritar dhe të mediave të pavarura nuk iu ndihmon në luftë", deklaroi Popoviq. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR