• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gërkovska - Dreksler: bashkëpunimi i suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë do të vazhdojë

Gërkovska - Dreksler: bashkëpunimi i suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë do të vazhdojë

Shkup, 28 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska sot u tkaua me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Siç informoi shërbimi qeveritar për shtyp, Gërkovska i dëshiroi ambasadores Dreksler mandat të frytshëm dhe të sukesshëm dhe u falëdnerua për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për vendin tonë gjatë dekadave të kaluara, ku bën pjesë edhe mbështetja eksperte për Kabinetin për politika për sundim të mirë.

Gërkovska, siç ceket, e informoi ambasadoren për aktivitetet lidhur me antikorrupsionin, transparencën dhe efikasitetin e institucioneve dhe transformimin digjital të shoqërisë, të cilat janë tre shtyllat kryesore të mandatit të saj.

Nga ana e ambasadores Dreksler u cek se ekziston vullnet dhe gatishmëri të vazhdojë dhe të rritet bashkëpunimi i afërt mes dy vendeve, duke cekur se Republika Federale e Gjermanisë tërësisht e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

"Duke folur pë pengesat dhe sfidat në procesin eurointegrues, zëvendë[skryeministrja Gërkovska theksoi se Bashkimi Evropian nuk është krijuar për t'u përballur me të kaluarën, por me të ardhmen dhe se nuk guxon të lejohet pengesat dhe sfidat aktuale politike të bëhen shka për rritje të nacionalizmit dhe populizmit në vnd dhe rajon", qëndron në kumtesë.

Në takim Gërkovska dhe Dreksler biseduan edhe për tema të tjera aktuale, me fokus në gjendjen në sistemin e jurisprudencës, ku, siç ceket, duhet të ndodhin ndryshime në mënyrë që të ketë luftë ekefektive me korrupsionin dhe që vendi të përparojë në përmbushjen e qëllimeve strategjike. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR