• e diel, 22 dhjetor 2024

Gërkovska do të mbajë fjalim në punëtorinë "Institucionet për qytetarët"

Gërkovska do të mbajë fjalim në punëtorinë

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska sot do të mbajë fjalim në punëtorinë "Institucionet për qytetarët", kushtuar vlerave të menaxhimit të mirë me administratën publike.

Ngjarja organizohet nga Qendra për Menaxhim me Ndryshimet, në kuadër të projektit "Rimendimi i menaxhimit" dhe realizohet në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, në punëtorinë përveç Gërkovskës do të flasin edhe Methju Loson, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar dhe Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për menaxhim me ndryshime. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR