• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Gërkovska: Askush nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia penale

Gërkovska: Askush nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia penale
Shkup, 11 shkurt 2022 (MIA) – Askush nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia penale, veçmas jo bartësit e pushtetit, ka thënë Sllavica Gërkovska, zëvendëskryeministre e angazhuar për politika dhe sundim të mirë. “Pres profesionalisht ta kryejnë punën dhe të mos mbajnë llogari nëse bëhet fjalë për emër apo mbiemër të njohur ose për ndonjë tjetër. Pajtohem me revoltin në publik kur do të dëgjojnë se ka trajtim më ndryshe ndaj ndonjërit që është personalitet i njohur publik, kjo jo çdoherë politikan, por edhe nga sektori i biznesit kur ka trajtim më ndryshe të themi në rastet e prokurorisë ose gjyqësisë, të deklarojë ndonjë qytetarë i rëndomtë që për ndonjë vepër të lehtë të ketë qasje më ndryshe”, ka thënë Gërkovska në intervistën për emisionin “Triling” në TV24. Ajo ka thënë se fuqimisht i mbështet përpjekjet e të gjithë njerëzve të ndershëm dhe profesionist të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale. “Të gjejmë një sistem dhe mekanizëm të asaj që praktikisht e jep pasqyrën e përgjithshme të korrupsionit të shoqërisë sonë që të minimizohet”, tha Gërkovska. Lidhur me riemërtimin e pozitës që është emëruar nga zëvendëskryeministër për Luftë kundër korrupsionit në përgjegjës për politikat e sundimit të mirë, ajo ka sqaruar se në krijimin e politikave të tilla i jepet shumë rëndësi nga bashkësia ndërkombëtare, sepse bëhet fjalë për detyrime që tangojnë një gamë të gjerë të sferave dhe që kërkon marrëdhënie partneriteti në hartimin e problemeve në sistem. “Dhe përmes marrëdhënies së partneritetit gjetjen e mënyrës më të mirë në të cilën do të mund të tejkalohet dhe në këtë rast sigurim nga aspekti legjislativ- mjete me të cilin institucionet e pavarura do të mund të përdoren për funksionimin e tyre sa më efikas. Ajo që do të jetë një nga aktivitetet e këtij kabineti, do të jetë krijimi i politikave të antikorrupsionit. Në këtë rasat ka vazhdimësi me rolin e mëparshëm të kolegut tim, Lupço Nikollovski”, ka thënë Gërkovska. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR