• e diel, 07 korrik 2024

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut më 25 mars kundër Malit të Zi në Antali

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut më 25 mars kundër Malit të Zi në Antali

Podgoricë, 2 shkurt 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll muajin e ardhshëm do të luajë ndeshje miqësore kundër Malit të Zi në terren neutral.

Ndeshja, siç kumtoi federata e futbollit e Malit të Zi, do të luhet më 25 mars në Antali.

Dy reprezentacionet deri më tnai kanë luajtir tre ndeshje, të gjitha miqësore. Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut ishte më i suksesshëm në vitin 2010 dhe në vitin 2015 në Shkup, përderisa Mali i Zi triumfoi në duelin e luajtir në vitin 2008 në Podgoricë.

Të përzgjehdurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski në qershor do të luajnë ndeshje kontrolli në terren mysafir kundër Kroacisë dhe Çekisë, që do të jenë kontrollet e fundit para fillimit të edicionit të ri të Ligës së kombeve në shtator.

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut do të garojë në divizionin C, ndërsa kundërshtarët në fazën grupore do t'i dijë në shortin e caktuar për më 8 shkurt në Paris. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR