• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fushata "Projektojmë bashkë”, Limani premton investime në çdo vendbanim

Fushata

Gostivar, 29 tetor 2024 (MIA)- Fushata "Projektojmë bashkë" e nisur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani që ka për qëllim të përfshijë qytetarët në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte lokale, pas takimit në Zdunjë dhe Debresh, mbrëmë vazhdoi edhe në Vërtok dhe Reçan.

“Banorët e këtyre vendbanimeve në bashkëbisedim me kryetarin Limani treguan interes dhanë idetë e tyre për investimet e ardhshme, ndërkaq kryetari Limani theksoi se çdo vendbanim do të preket nga investimet që do t'i kryej komuna në të ardhmen me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë”, thuhet në kumtesën e komunës.

Fushata “Projektojmë bashkë” ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e planifikimit dhe vendimmarrjes për projekte që u përgjigjen nevojave të vendbanimeve.

Kujtojmë se Komuna e Gostivarit ka fituar 13 projekte të reja nga Qeveria e RMV-së, kryesisht në infrastrukturë, ndërsa përmes kësaj fushate synon të përpilojë dhe të aplikojë për projekte të reja në thirrjen e dytë të Qeverisë së RMV-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR