• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fushatë kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën familjare në Ohër dhe Strugë

Fushatë kombëtare për barazinë gjinore dhe dhunën familjare në Ohër dhe Strugë

Ohër, 20 tetor 2023 (MIA) - Qendra kulturore Interart, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shkup, me ngjarje në Ohër dhe Strugë, vazhdon turneun kombëtar të projektit "Dancing (Talking)Table)", i cili ka për detyrë të ngrit ndërgjegjen për barazinë gjinore dhe problemet me dhunën në familje.

Në kuadër të turneut, në bashkpunim dhe partneritet me Qendrën rinore nga Ohri dhe Studio për vallëzim "Bah" sot do të mbajnë aktivitete në orën 11:00 në Ohër dhe në Strugë në orën 13:00, brenda të cilit do të shfaqet filmi  "Hapësirë për bisedë" e Risima Risimkin, ndërsa do të ketë edhe diskutime për temat përkatëse.

Fjalime të tyre në të dy ngjarjet do të kenë psikologia Teodora Aleksijoska, Jovan Cvetkovski, udhëheqës i Qendrës rinore Ohër dhe autorja e projektit, artistja Risima Risimkin.

Projekti është krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për (pa)barazinë gjinore dhe dhunën në familje përmes aktivizmit artistik. Turneu kombëtar i projektit realizohet në partneritet me Universitetin "Goce Dellçev" nga Shtipi, "Rrjetin kombëtar kundër dhunës në familje" dhe partnerët lokalë nga dhjetë qytetet e Maqedonisë së Veriut, që merren me kulturë dhe punojnë me temë barazia gjinore dhe dhunë e bazuar gjinore. rq/bsh/

Foto: Interart

QËNDRONI TË LIDHUR