• e hënë, 23 dhjetor 2024

Furnizimi me ujë në rajonin e Tetovës përkohësisht do të bëhet vetëm nga njëri prej dy sistemeve furnizues

Furnizimi me ujë në rajonin e Tetovës përkohësisht do të bëhet vetëm nga njëri prej dy sistemeve furnizues

Tetovë, 22 korrik 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës informoi se furnizimi me ujë për një periudhë të caktuar do të bëhet vetëm me sasitë nga sistemi i vjetër i furnizimit me ujë, për shkak të turbullimit të ujit nga Sistemi i Leshnicës. Nga atje thonë se turbullimi është pasojë e motit të lig që këtë fundjavë e kaploi brezin e Sharrit.

"Uji që vjen nga burimet e Leshnicës është i tubullt dhe arriti nivelin e ndotjes mbi normalen. Për këtë situatë, jemi të detyruar përkohësisht ta ndërprerjmë përdorimin e këtij resursi derisa nuk bëhet pastrimi i plotë, proces i cili kërkon kohë. Për momentin qyteti do të furnizohet me ujë nga burimet e vjetra dhe atë në Kodër të Diellit, të cialt sigurojnë qarkullim prej 350 litrave në sekondë. Kjo sasi nuk është e madhe, por mjafton që t'i dilet në fund kësaj situate të rëndë, nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe kursejmë ujë. Çdo pikë ujë që e kursejmë sot është investim në të ardhmen tonë të përbashkët. Ky është momenti kur ne si qytetarë të përgjegjshëm duhet të tregojmë solidaritet dhe kudjes", thuhet në kumtesën e sotme nga Komuna e Tetovës.

Sistemi i ri i furnizimit me ujë para dhjetë ditësh ishte kyçur për nevojat e qytetit për shkak të pakësimit të vëllimit të burimeve malore me të cilat mbushet sistemi i vjetër. Më 11 korrik nga Ndërmarrja publike për ujësjellës dhe kanalizim "Sharr" informuan se prej 450 litra sa prodhonin burimet e vjetra, për momentin ka vetëm 350 litra në sekondë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR