• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Fuqizim i bashkëpunimit mes armatave të Maqedonisë dhe të Hungarisë

Fuqizim i bashkëpunimit mes armatave të Maqedonisë dhe të Hungarisë

Ohër, 11 qershor 2025 (MIA) – Avancimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh mes armatës së Maqedonisë së Veriut dhe të Hungarisë, procesi i transformimit dhe modernizimit të Armatës dhe bashkëpunimi mes forcave speciale të të dyja shteteve janë në fokus të bisedimeve të shefave të Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë, gjeneral major Sashko Lafçiski dhe të Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Hungarisë, gjeneral Gabor Berendi.  

Berendit, i cili është në vizitë zyrtare kthyese në Maqedoni, siç informoi sot, shefi i Shtatmadhorisë Lafçiski, do t’i ofrohen kapacitetet e poligonit të armatës “Krivollak” për realizim të trajnimeve të forcave të armatosura në Hungari. 

Qëllimi i vizitës, sipas Lafçiskit, është bashkëpunimi intensiv dypalësh i dy armatave, veçanërisht në domenin e forcave speciale të Armatës dhe të Forcave të Armatosura të Hungarisë. Në kuadër të vizitës në Kampin për stërvitje në ujë në Ohër në plazhin “Bafallo Biç” ishte zhvilluar ushtrim “sulm ndaj një objekti lundrues dhe vendi komandues", në të cilin morën pjesë pjesëtarë të forcave të armatosura nga të dyja vendet. 

“Ata janë gati dy javë në Ohër, ku po realizojnë trajnim për operacione speciale, gjegjësisht trajnim zhytës. Vizitën do ta shfrytëzojmë që t’i vizitojmë pjesëtarët, t’i shohim përshtypjet e tyre dhe të diskutojmë për bashkëpunime të ardhshme”, tha Lafçiski. 

Pjesëtarë të Shtatmadhorisë, shtoi, do t’i prezantojnë planet për modernizim dhe transformim të Armatës dhe do të kërkojnë mbështetje nga Armata hungareze. 

“Transformimi i forcave konvencionale është proces vijues te ne. Faza e parë e grup batalionit të këmbësorisë së lehtë ka përfunduar, tani shkojmë drejt fazës së dytë, pajisje dhe transformim në batalionet e tjera për manovra”, theksoi shefi i Shtatmadhorisë. 

Ai theksoi se vijon bashkëpunimi i forcave speciale të të dyja shteteve dhe se ishin marrë vesh që zhytës tanë, gjegjësisht pjesëtarë të forcave speciale të marrin pjesë në kurset e tyre, të cilët janë dizajnuar special për instruktorë për zhytje. 

Gjendjen me gatishmërinë ushtarake të Armatës, Lafçiski e vlerësoi në nivel të lartë, ndërsa sa i përket rritjes së personelit dhe mjeteve financiare të cilat ndahen për Armatën, si dhe pajisjes, paralajmëroi se do të rritet në mënyrë intensive edhe në periudhën e ardhshme. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR