• e diel, 22 dhjetor 2024

Funksionari i BE-së që u zhduk të dielën në Kartum, gjendet i plagosur

Funksionari i BE-së që u zhduk të dielën në Kartum, gjendet i plagosur

Kartum, 19 prill 2023 (MIA) - Shefi i operacionit humanitar i Bashkimit Evropian (BE), në Sudan, belgu Vim Fransen, i cili u zhduk të dielën në mbrëmje, dje është gjetur nga kolegët e tij të misionit të BE-së, por i plagosur, shkruan "Nju-Jork Tajms".

Sipas gazetës, lëndimet e tij janë serioze, por nuk është në rrezik për jetën.

Në kryeqytetin Kartum, por edhe në pjesë të tjera të Sudanit, nga e shtuna vijojnë përplasje të armatosura intensive midis armatës së Sudanit dhe Forcave paramilitare për mbështetje të shpejtë (RSF).

Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës sot e konfirmoi se një shtetas i tyre është hospitalizuar, por nuk ka kumtuar më shumë detaje.

Skenat kaotike të luftimeve me tanke, mitralozë të vendosur në kamionë, artileri dhe aeroplanë ushtarakë në zonat e populluara në kryeqytet janë të paprencedentë.

Sudani ka histori të gjatë të përleshjeve civile, por një pjesë e madhe e tyre kanë ndodhur në rajonet e largëta fisnore, larg Kartumit.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesur, dje kumtoi se numri i të vdekurve është rritur në 270.

QËNDRONI TË LIDHUR