• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fundjavë partiake me promovime të bartësve të listave dhe programe

Fundjavë partiake me promovime të bartësve të listave dhe programe

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Promovime të listave të kandidatëve dhe programe për zgjedhjet parlamentare, tribuna dhe hapje të shtabeve zgjedhore, këtë fundjavë janë në agjendën e partive.

Скопје, 4 јануари 2022 

LSDM sot në mbledhje të Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv, e më pas edhe në Kongres të partisë duhet të sjellë vendim për bartësit e listave të kandidatëve për zgjehdjet parlamentare. para delegatëve do të prezantohet edhe programi për zgjedhjet e ardhshme. Në fillim të Kongresit të 28-të të LSDM-së në pjesën e hapur do të flasë lideri Dimitar Kovaçevski, pas çka pason pjesa e punës. Deri më tani është konfirmuar se bartës liste në Njësinë e parë zgjedhore do të jetë kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, ndërsa bashkë-bartëse Monika Zajkova nga PLD, si dhe se në një nga njësitë zgjedhore bartëse do të jetë nënkryetarja e partisë, Sanja Llukarevska.

VMRO-DPMNE, siç paralajmëroi nënkryetari Aleksandar Nikollovki, nesër do ta promovojë programin zgjedhor. Partia tashmë i kompletoi emrat e bartësve të listave. Siç konfirmoi bartëi i VMRO-DPMNE-së në Njësinë e pestë zgjedhore, me çka u kompletua lista e bartësve, që paraprakisht e kumtoi lideri i partisë, Hristian Micskoski. Në Njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Mickoki, në Njësinë e dytë zgjedhore nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të katërtën nënkryetari Aleksandar Nikollovski, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjehdore bartëse do të jetë Dafina Stojanovska.

"Koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të zgjerohet me shtatë parti politike të cilat paraprakish ishin në koalicion me LSDM-në, paralajmëroi mbrëmë Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së gjatë pjesëmarrjes në emision televiziv.

Milloshoski kumtoi e ato janë partitë Unioni socialdemokrat, partia e bashkuar për emancipim të plotë të romëve, Koncepti maqedonas, Lidhja demokratike, TË bashkuar për Maqedoninë, TMRO dhe Dinjiteti. Për dy-tre ditë tha se presin vendim edhe nga një parti politike.

Sipas paralajmërimit të Mickoskit, në fund të muajit do të nënshkruhet marrëveshje koalicioni dhe do të promovohen listat për deputetë.

Këtë fundjavë, aktivitete parazgjehdore promovuese do të ketë edhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, të cilët nesër në QSR kale do t'i prezantojnë kandidatët për bartës të listave për deputetë në gjashtë njësitë zgjedhore për Zgjedhjet parlamentare. Bartës të listave dje u kumtuan në konferencë për shtyp. Dy bartës të listave janë nënkryetarë të partisë dhe Maksim Dimitrievski.

На собранието, како што соопшти партијата, присуствуваа поддржувачи од целата држава. За претседател е избран Максим Димитриевски, а за дел од работното Претседателство се именувани Катерина

Aktivitete do të ketë edhe kandidati presidencial i koalicioni VLEN, Arben Taravari, i cili organizon tribunë për migrimin e të rinjve në Tetovë, ku i ftoi edhe kandidatët e tjerë presidencial. Komisioni shtetëror zgjehdor pardje i konfirmoi kandidaturat e shtatë kandidatëve për president të shtetit. Janë konfirmuar kandidaturat e Stevo Pendarovksit nga LSDM, Stevço Jakimovskit mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievsski na partia ZNAM, Arben Taravari nga koalicioni opozitar hqiptar VLEN, Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 24 prill të këtij viti, fillon më 4 prill, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen më 8 maj së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fillon më 18 prill.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë/e për deputetë duhet t'i dorëzojnë në KSHZ më së voni më 2 prill, deri në orën 24:00 - 35 ditë para ditës së mbajetjes së zgjedhjeve. Shorti për konstatimin e listës së vetme të kandidatëve/kandidateve për deputetë/e KSHZ do ta mbajë më së voni më 13 prill. ab/

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR