• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fuere: Përveç Maqedonisë së Veriut, madhështi duhet të tregojë edhe Sofja në kontestin me Shkupin

Fuere: Përveç Maqedonisë së Veriut, madhështi duhet të tregojë edhe Sofja në kontestin me Shkupin

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Përveç Maqedonisë së Veriut edhe Sofja duhet të tregojë madhështi në lidhje me kontestin me Shkupin, ka deklaruar ish ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoninë e Veriut, Erfan Fuere, për portalin indeks.mk duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në vend dhe për kontestin midis Shkupit dhe Sofjes.

"Zgjedhjet para popullit të Maqedonisë së Veriut janë të vështira, Nëse Bullgaria dëshiron të mbahet mend si një vend anëtar i BE-së që respekton dhe u përmbahet parimeve  bazë të të drejtave të njeriut dhe vlerave bazë mbi të cilat  bazohet BE-ja, atëherë duhet t'i pranojë dhe zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me pakicën maqedonase në Bullgari pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut", ka thënë Fuere. sa/

Foto. MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR