• e diel, 15 shkurt 2026

Ftohje e motit dhe reshje të reja më të rrëmbyeshme

Ftohje e motit dhe reshje të reja më të rrëmbyeshme

Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se nesër nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të martën do të ketë ftohje me reshje të reja më të rrëmbyeshme të cilat në male dhe në viset më të larta do të jenë me borë.

Në male do të rritet shtresa e borës, ndërsa shtresë e re pritet të formohet edhe në disa nga viset më të larta. Më pas në dy ditët në vijim do të përqendrohet mot kryesisht stabil, ndërsa të premten sërish do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut dhe borës.

Siç paralajmëroi më parë DPHM, në malet në pjesën perëndimroe, sot reshjet do të kalojnë nga shiu në borë, ndërsa pasdite do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në itnerval prej 10 deri 17 gradë. Nesër temperatura minimale prej -1 deri 4 gradë, ndërsa maksimalja prej 4 deri 13 gradë. Temperatura më e ulët parashikohet për të enjten, prej -1 deri -8 gradë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR