• e hënë, 23 dhjetor 2024

FSSHRMV: Fondi i kërkoi të dhënat nga të gjitha ISHP-të deri të hënën, presim që javën e ardhshme të fillojë pagesa e pagave për punonjësit në shëndetësi

FSSHRMV: Fondi i kërkoi të dhënat nga të gjitha ISHP-të deri të hënën, presim që javën e ardhshme të fillojë pagesa e pagave për punonjësit në shëndetësi

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - FSSHRMV e njofton publikun se në koordinim me institucionet shëndetësore publike, pritet që dokumentacioni i nevojshëm për pagesën e pagave të grumbullohet më së voni deri të hënën, ndërsa me qëllim të pagesës më të shpejtë të pagave të punonjësve shëndetësorë. Nëse të gjitha ISHP-të e përmbushin këtë afat, sipas protokollit për pagesën e pagave, pagesa pritet të bëhet javën e ardhshme, njoftuan nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. 

“Me këtë rast, Fondi falënderon të gjithë punonjësit shëndetësorë për durimin dhe apelon për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke pasur parasysh se ekipet teknike punojnë në vazhdimësi dhe çdo ditë”, thuhet në kumtesë.

FSSHRMV e siguron publikun se po shfrytëzon kapacitetet dhe njohuritë e të gjithë ekspertëve të TI-së të brendshëm dhe të jashtëm për të cilat ka mundësi ligjore, ndërsa me zgjidhjet e përkohshme të cilat Fondi i bën në afat të shkurt, tejkalohen disa nga problemet, veçanërisht mundësohet funksionim i sistemit në kushte të sulmeve kibernetike. 

"Me këtë rast do të donim ta shfrytëzonim mundësinë dhe përsëri të konfirmojmë se analiza e ekipeve teknike të ekspertëve ka vërtetuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të Fondit. Njëherësh bëjmë të ditur, se sa i përket pagesës së pushimit mjekësor, të lehonisë dhe rimbursimit,  me vënien në funksion të plotë të sistemit do të paguhen të gjitha detyrimet e FSSH-së ndaj të siguruarve, por edhe ndaj institucioneve shëndetësore. Shërbimet Rajonale të Fondit funksionojnë në përputhje me rekomandimet dhe pranojnë vazhdimisht kërkesat, ndërsa kontrollorët nga FSSHRMV tashmë kanë filluar me kontrollet në terren lidhur me zbatimin e të gjitha udhëzimeve për punë", bëhet e ditur në kumtesë.

Nga Fondi njoftojnë se Shërbimet Rajonale janë të qasshëm edhe përmes telefonit përmes linjave të shpallura publikisht për informacione për të siguruarit, të cilave ata mund t'u drejtohen dhe marrin informacion në lidhje me të gjitha zgjidhjet që janë në përputhje me mjekët amë përmes të cilëve të siguruarit mund të përfitojnë kujdes shëndetësor", thuhet në njoftimin e Fondit.

 "Fondi me kohë dhe në vazhdimësi do ta informojë publikun për të gjitha informacionet e reja të verifikuara të cilat janë në interes të qytetarëve", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR