• e hënë, 23 dhjetor 2024

FSSH - SHMP: Me digjitalizim deri në ulje të burokracisë dhe keqpërdorime të mundshme

FSSH - SHMP: Me digjitalizim deri në ulje të burokracisë dhe keqpërdorime të mundshme

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Përmes digjitalizimit deri në uljen e burokracisë dhe të mundësisë për keqpërdorime, bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH).

Zgjidhja e problemeve me të cilat përballen mjekët në shtet, ishte temë e bisedës të drejtorëve të FSSH-së, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, me përfaqësues të Shoqatës së Mjekëve Privatë (SHMP), Lilija Çollakova Dervishova dhe Mevludin Kuçi. 

"Institucionet shëndetësore private (ISHP) janë shtylla kurrizore e kujdesit parësor shëndetësor dhe janë kontakti i parë i qytetarëve me mjekët. Efikasiteti më i mirë i tyre varet nga kushtet më të mira të punës, që do të thotë, para së gjithash, ulje e burokracisë e cila për momentin është e gjerë. Plani i FSSH-së është të rrisë ndjeshëm nivelin e digjitalizimit dhe në këtë mënyrë të reduktojë në mënyrë drastike burokracinë dhe në të njëjtën kohë të arrijë një rrjedhje më të shpejtë të informacionit ndërmjet institucioneve në sistemin shëndetësor. Digjitalizimi do të zvogëlojë edhe mundësinë e keqpërdorimeve, e njëkohësisht do të përmirësojë shërbimin ndaj pacientëve", thekson ushtruesi i detyrës së drejtorit Sasho Klekovski, shkruan në kumtesë.

Në takim bashkërisht ishte konstatuar se vetëm me dialog, marrëdhënie të hapur, komunikim në dy drejtime, mund të zgjidhen të gjitha problemet në interes të mjekëve dhe të pacientëve. 

"Mbeten për t'u zgjidhur problemet e akumuluara siç janë kërkesat për rregullimin e marrëdhënieve të ISHP-së me mjekët e amë, rritjen e kapitacionit, si dhe ndryshimet në politikat penale - heqja e dekurajimeve dhe gjobave të shprehura në përqindje të pagës. Si masë emergjente, SHMPRMV kërkoi që gjatë temperaturave ekstreme, pacientët kronikë të mos dërgohen te specialistët për rekomandime të reja, por të aplikohen të vjetrat. Për këtë kërkesë është njoftuar menjëherë Ministria e Shëndetësisë", thuhet në kumtesën e FSSH. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR