• e premte, 05 dhjetor 2025

FSSH: Nuk është e mundur vonesa prej 30 ditësh nga ana e Fondit në pagesën e kompensimit për pushimin e lehonisë

FSSH: Nuk është e mundur vonesa prej 30 ditësh nga ana e Fondit në pagesën e kompensimit për pushimin e lehonisë

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Kompensimi për pushimin e lindjes nuk paguhet në të njëjtën kohë dhe është një proces i vazhdueshëm që zgjat gjatë gjithë muajit. Nuk është e mundur të ketë vonesë prej 30 ditësh nga ana e Fondit, edhe nëse ka vonesë, kjo ndodhë për shkak të vonesës në paraqitjen e kërkesës ose në pagesën e pagave nga punëdhësi, informoi drejtori i Sektorit për komunikim dhe mbështetje administrative në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Irfan Limani në lidhje me deklaratat e LSDM-së se pagesa e pushimeve të lindjes vonohet 30 ditë. 

"Kompensimi për pushimin e lehonës është një proces i lidhur me punëdhënësin e të siguruarës. Në momentin e pagesës së pagës nga punëdhënësi, DAP-i dorëzon informacione elektronike për kontributet e paguara për muajin përkatës të Fondit, të cilat përpunohen dhe miratohen nga shërbimet rajonale, së bashku me kompensimet për lloje të tjera të lejeve mjeksore, dërgohen te Drejtoria e Fondit. Nga atje dërgohen në DAP për pëgatitjen e MPIN. Më pas kompensimet e llogaritura paguhen në mënyrë të vazhdueshme. Duam të theksojmë se FSSH-ja paguan kompensim bruto, gjegjësisht kontributet pensionale dhe të tjera". thekson Limani. 

Pjesa më e madhe e kompensimeve, siç thekson ai, paguhen nga data 10 deri më 20 të muajit aktual, por ka pagesa edhe më pas, deri në fund të muajit.  

"Buxhet për kompensim ka, dhe dëshmi për këtë është se deri në muajin tetor të vitit 2025 janë përpunuar dhe paguar 6,268 raste të pushimit të lehonisë. Për krahasim, në shtator 2025 janë përpunuar 7.319 raste dhe për të njëjtin numër personash është kryer pagesa, me një shumë totale prej 384 milion denarësh. Kjo tregon se një pjesë e llogaritjeve për tetorin ende janë në proces përpunimi dhe pagese", theksoi Limani. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR