• e premte, 05 dhjetor 2025

FSSH do të prezantoj aktivitetet për ndryshimet në Rregulloren për pagesën e shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor

FSSH do të prezantoj aktivitetet për ndryshimet në Rregulloren për pagesën e shërbimeve në kujdesin shëndetësor parësor

Shkup, 3 tetor 2025 (MIA) - Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH) sot në konferencën për shtyp do të prezantojë aktivitetet për miratimin e ndryshimeve në Rregulloren për mënyrën e pagesës për shërbimet shëndetësore në kujdesin shëndetësor parësor, me theks të veçantë në pagesën graduale të propozuar të kapitacionit për ordinancat në zonat rurale. 

Siç thuhet në paralajmërim, Fondi në këtë fazë u bën thirrje mjekëve të cilët tashmë punojnë në praktikat rurale, mjekët të cilët dëshirojnë të punojnë në këto mjedise, por kushtet momentale paraqesin pengesë, si dhe popullsisë lokale nga zonat rurale, të përfshihen me sugjerime dhe mendime mbi ndryshimet. 

Konferencën për shtyp do ta mbajnë drejtorët e përgjithshëm të Fondit, Sashko Klekovski dhe Branko Axhigogov. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR