• e hënë, 23 dhjetor 2024

FSPIM reagon ndaj akuzave të Petrushevskit

FSPIM reagon ndaj akuzave të Petrushevskit
Shkup, 31 tetor 2022 Pas deklaratës së dhënë sot (31.10.2022) për media nga ana e Brane Petrushevskit – deputet i VMRO-DPMNE-së ku drejtori Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti, akuzohet për fshehje të pronës dhe mosdorëzimit të të dhënave në listën anketuese të Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit jemi të detyruar që, për shkak të transparencës, korrektësisë dhe komunikimit të drejtë me opinionin të shpjegojmë me sa vijon. Duke e cilësuar si sulm të paarsyeshëm, si dhe akuzë të pabazë, shpjegojmë se në përputhje me detyrimin ligjor për personat e emëruar, drejtori Dritan Bexheti më 15 prill të vitit 2022 në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka dorëzuar pyetësorin e plotësuar/ listën anketuese dhe deklaratën nga ana e institucionit në fjalë. Këtë e dëshmojmë edhe nga ky print skrin i ueb -faqes së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që është i qasshëm publikisht. Prandaj, duke konstatuar se deputeti Brane Petrushevski ka bërë akuzë të paqëndrueshme, mbase i ka ngatërruar emrat, presim nga ai që nesër të kërkojë falje për këtë dëmtim të personalitetit të drejtorit Dritan Bexheti. Në të kundërtën do të duhet të përballet me padi për shpifje. Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut _____________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR