• e shtunë, 23 nëntor 2024

FSPIM është uzurpuar dhe në gjendje katastrofale me mbi 400 padi nga të punësuarit dhe kallëzime penale kundër drejtorëve të kaluar

FSPIM është uzurpuar dhe në gjendje katastrofale me mbi 400 padi nga të punësuarit dhe kallëzime penale kundër drejtorëve të kaluar

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) funksionon me 491 të punësuar nga 950 vende të planifikuara të punës ose me 50 për qind të kapacitetit. Plotësisht është uzurpuar gjatë 15 viteve të kaluara, degraduar dhe gjendet në gjendje katastrofike nga disa aspekte. Ka edhe çekuilibër kadrovik. Filialet në perëndim të Maqedonisë janë mbi 90 për qind të plotësuara me kuadër, ndërsa në Manastir, Prilep, Veles, Strugë, Shtip, Strumicë, Gjevgjeli, ka më pak se numri i nevojshëm i të punësuarve për minimum funksionim të filialeve, tha sot drejtori i këtij institucioni, Nikolla Memov. 

Ai sqaroi edhe se janë dhënë një numër i madh i autorizimeve për shpërndarje të të punësuarve në vende joadekuate të punës që ka rezultuar me mbi 400 padi kundër FSPIM nga të punësuarit. 

Janë parashtruar edhe kallëzime penale kundër drejtorëve paraprak, ndërsa ishte zbatuar edhe projekt për central fotovoltaik në vlerë prej 200 000 euro pa u siguruar më parë licencë për shitje të rrymës. Për projektin, Memov, siç theksoi, tashmë ka dhënë urdhër që të ndalohet. 

Drejtori paralajmëroi modernizim dhe transformim të Fondit veçanërisht në drejtim të transparencës shumë më të madhe. Tha se institucioni do të garantojë pagesë dhe realizim të të drejtave të pensioneve në afatet ligjore prej 30 dhe 60 ditë. Secili që do të parashtrojë kërkesë për pension, për 30 ditë do të duhet të marrë, nënvizoi Memov. 

Sipas tij, vetëm për tetorin – prej 1 893 kërkesave të mbetura nga muajt e kaluar, janë zgjidhur 2 566 lëndë, ndërsa aktive mbeten edhe 2 500 kërkesa. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR