Fruta arrore dhe erëza me një deri dy vjet afat të skaduar, AUV konfiskoi dhe asgjësoi pothuajse 37 ton ushqim javën e kaluar
- Javën e kaluar, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sekuestruan dhe asgjësuan pa rrezik afërsisht 37 ton ushqim gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një operator ushqimor.
- Post By Sara Ademi
- 11:26, 9 nëntor, 2025
Shkup, 9 nëntor 2025 (MIA) - Javën e kaluar, shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sekuestruan dhe asgjësuan pa rrezik afërsisht 37 ton ushqim gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në një operator ushqimor.
Siç kumtoi sot Agjencia, janë konfiskuar dhe asgjësuar fruta arrore, drithëra dhe bishtajore, si dhe errëza të ndryshme pa deklarata dhe në të cilat afati i përdorimit ishte i skaduar prej një deri dy vjet.
Për shkeljen e kryer, operatorit iu shqiptua një ndalim i përkohshëm i punës dhe një gjobë, si dhe një urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të identifikuara me mbikëqyrjen.

AUV informon se gjatë javës së kaluar, kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer edhe te operatorë të tjerë ushqimor - mishtore, restorante, dyqanet për sanduiçë, markete. Për shkak të mospërputhjeve të identifikuara - operatorë të ushqimit të paregjistruar, moszbatim i trajnimit të detyrueshëm për sigurinë ushqimore për punonjësit, vendosje në treg të ushqimit të pasigurt etj., operatorët e ushqimit dhe personat e tyre përgjegjës janë gjobitur dhe janë vendosur ndalime të përkohshme për kryerjen e aktiviteteve të tyre.
"U lëshuan gjithashtu urdhra për të eliminuar mangësitë e identifikuara në kontrolle dhe ushqimi i pasigurt i gjetur u asgjësua pa asnjë problem", citon AUV në kumtesë. sa/
Foto: Agjencia për Ushqim dhe Veterinari