"Fronti Evropian" pret që Siljanovska Davkova në fjalimin e saj vjetor të japë mesazhe për miratimin më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese
- Grupi parlamentar i "Frontit Evropian" sot theksoi se presin që presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e sotëm vjetor të japë mesazhe për miratim më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese.
- Post By Fami Bajrami
- 13:27, 25 dhjetor, 2024
Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Grupi parlamentar i "Frontit Evropian" sot theksoi se presin që presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e sotëm vjetor të japë mesazhe për miratim më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese.
Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, e cila është pjesë e "Frontit Evropian", theksoi se pret që presidentja e vendit të respektojë Kushtetutën dhe të drejtohet me emrin të cilin e ka shteti – Republika e Maqedonisë së Veriut.
"Në të njëjtën kohë, t'u tregohet qytetarëve se e gjithë fushata së bashku me Mickoskin ishte keqpërdorim i ndjenjave të qytetarëve të Maqedonisë për të fituar ndonjë pikë politike. Pres që arsyeja të mbizotërojë dhe të japë një mesazh për zbatimin sa më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Këto janë pritjet tona si grup parlamentar i Frontit Evropian", tha Sela. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s