• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Fronti evropian dhe ASH kërkuan pauzë të mbledhjes për pyetjet e opozitës, protestojnë përse është hequr pika për interpelancën e Kostadinovskit

Fronti evropian dhe ASH kërkuan pauzë të mbledhjes për pyetjet e opozitës, protestojnë përse është hequr pika për interpelancën e Kostadinovskit

Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Mbledhja për pyetje nga deputetë të opozitës, në të cilën pyetjen e parë duhej ta parashtronte Jovanka Trençevsska nga LSDM, sot pasdite filloi me kërkesë për pauzë prej një ore nga Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët.

Ai dhe bashkëpartiakët e tij nga ASH dhe deputetët nga Fronti evropian opozitar q[ndruan në foltoren e Kuvendit të pakënaqur nga ajo që nuk ishte pranuar propozimi i Halil Snopçes për rivotim për pikën me interpelancën e kryetarit të Gjykatës kushtetuese, që ishte hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së 59-të.

Deputeti Aziri kërkoi pauzë prej një ore. Tha se mbledhja është zhvilluar në mënyrë kaotike dhe është krijuar teatër në Kuvend nga ata që "nuk ia duan të mirën demokracisë dhe dëshirojnë t'i mbrojnë bartëssit e institucioneve dhe të shtëpisë më të lartë ligjvënësse".

"Udhëjeqje kaotike me mbledhjen sepse nuk ishin dizajnuar mirë metodat që të bllokohet fjala e lirë dhe prandaj ne, Fronti evropian dhe Aleanca për shqiptarët të dy krahët, bëmë gjithçka që mundëm sipas Rregullores të mbrohet fjala e mirë dhe në shenjë proteste të mosrespektimit të propozimit të deputetit Halil Snopçe q[ë të kthehet pika në rend dite kërkoj një orë pauzë", tha Aziri.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska dha pauzë deri në orën 17:20 dhe kumtoi se Kuvendi sot do të punojë deri në orën 18:20.

Kuvendi sot pasdite e miratoi rendin e ditës të mbledhjes së 59-të nga i cili paraprakisht ihte hequr pika për interpelancën e kryetarit të Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, Pika ishte hequr me propozim të deputetit Boban Karapejovski nga ZNAMm me arsyetimin se "nuk dëshirojnë të marrin pjesë në dhunë juridike ndaj Kushtetutës". Ndaj kësaj, me vërejtje procedurale reaguan deputetët nga Fronti evropian opozitar të cilët kërkuan që pika të kthehet sërish.

Para votimit të rendit të ditës, koordinuesi i Frontit evropian, Blerim. Bexheti tha se nuk do të lejojnë të diskutohet dhe se "do ta bllokojnë foltoren" për pikat e tjera të rendit të ditës nëse nënkryetarja Vesna Bendevska nuk e vendosë propozimin e deputetit Snopçe në votim. Anëtarët e Frontit evropian qëndruan në foltore, ndërsa Bendevska bëri thirrje që të votohet rendi i ditës dhe ai u votua.

Në mbledhjen për pyetje të opozitës janë paraqitur shtatë deputetë. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR