• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Fronti Evropian" akuzon se Taravari po kryen presion psikologjik ndaj drejtorëve organizativë që të tërhiqen

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Në kohë të fundit disa njerëz në Ministrinë e Shëndetësisë, me urdhër të ministrit Arben Taravari bëjnë presion psikologjik dhe institucional deri në nivel të kërcënimeve ndaj drejtorëve organizativë, por edhe drejtorëve mjekësorë të klinikave, edhe pse kanë mandat, që të tërhiqen nga funksioni dhe detyra e tyre, akuzoi në konferencën e sotme për shtyp, deputetja e "Frontit Evropian", Rina Ajdari.

Deputetja theksoi se "Fronti Evropian" nuk do t'i përkrah ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore.

"E pakuptimtë është se pse veprohet kështu, pikërisht në momentin kur Kuvendi është në proces të propozimit të ndryshimit të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, përmes të cilave parashihet heqja e drejtorëve organizativë si kategori e posaçme. Pse ka pasur nevojë nga tërë kjo urgjencë që të miratohet ligji, edhe pse është e qartë se ky propozim-ligj përmban elaborim të paargumentuar, pa debat publik me organizata, të cilat drejtpërdrejtë ose indirekt janë faktor në krijimin e politikave shëndetësore, si Oda e mjekëve dhe Oda e mjekëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut", tha Ajdari.

Sipas saj, kjo qartë e tregon fotografinë e udhëheqësisë jolegjitime të kompromituar në pushtet, me karakteristika të shprehura të poltronizmit.

"Shkaqet për atë, siç thuhet, funksionim më efikas, racionalizim të harxhimeve dhe dualizmit të vendimeve, për fat të keq, i godasin vetëm udhëheqësit shqiptarë të institucioneve të lartëpërmendura. Shëndetësia është një nga sektorët më të ndjeshme të shoqërisë dhe çdo ad-hok ndryshim i paanalizuar le pasoja të pariparueshme dhe afatgjate. Ky pushtet pa legjitimitet etnik ka gjetur shëndetësi me përqindje të lartë të përfaqësimit të drejtë etnik, të arritur me punë dhe sakrifikim 22 vite me radhë", tha Ajdari.

Koordonatori i grupit të deputetëve të "Frontit Evropian", Blerim Bexheti tha se përgatisin zgjidhje ligjore për interpretim autentik të Marrëveshjes së Ohrit në kontekst të "marrëvesjes së majit", respektivisht formulës së formimit të koalicionit qeveritar me fituesin.

"Do të thotë, në këshillin e partisë që e kemi pasur, ne kemi miratuar tre rezoluta. Sigurisht se ne do të përpilojmë zgjidhje, pasi për herë të dytë po ndodh në shtetin tonë që të mos respektohet legjitimiteti, e duke marrë parasysh se cili është realiteti etnik në këtë shtet, kjo do të sillte, nëse lejojmë kështu, të prishen shumë të arritura deri tani. Në frymën e Marrëvehsjes së Ohrit në të njëjtën kohë publikisht kemi thënë se është angazhuar edhe njëri prej atyre që e kanë përpiluar Marrëveshjen e Ohrit. Do të thotë në frymën e Marrëvehsjes së Ohrit të qëndrojë saktë me zgjidhje ligjore dhe kushtetuese parimi fituesi me fitues, respektivisht partitë, të cilat e kanë legjitimitetin etnik dhe jo rastësihst ne kemi qëndrim politik si Front Evropian se kjo qeveri nuk ka legjitimitet etnik", tha Bexheti. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR