• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fronti Europian me Deklaratë mbështetëse për Dekalogun e kandidatit presidencial Osmani

Fronti Europian me Deklaratë mbështetëse për Dekalogun e kandidatit presidencial Osmani

Shkup, 31 mars 2024 (MIA) -  Kandidati për President i BDI-së, Bujar Osmani, sot para liderëve të Frontit Europian ka prezantuar Dekalogun me 10 zotimet e tij në rolin e kryetarit të shtetit.

Të pranishëm në prezantimin e Dekalogut ishin liderët e Frontit Europian, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Skender Rexhepi Zejd, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas dhe Fatima Osmanovska.

Gjatë prezantimit, Osmani rradhiti tre bazat e programit nga të cilat rrjedhojnë 10 zotimet. Shtyllat bazë janë: Busulla e orientimit gjeostrategjik të vendit; Indi lidhës i narrativave etnike dhe politike; si dhe Roli i kreatorit të konsensusit shtetëror.

Më tej, Osmani një për një sqaroi dhjetë zotimet, të cilat do t’i realizojë si president i shtetit. 

"Zotimet që numëroi janë siç vijon: Integrimi në BE deri në vitin 2030, zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, mbajtja e të rinjve në vend, edukimi dhe inovacioni, si dhe agjenda e gjelbër", janë përpjekjet e Osmanit.

Në takimin e sotëm, liderët e Frontit Evropian dhanë pëlqimin për përfshirjen në Program të çështjeve kyçe me rëndësi strategjike për shtetin dhe nënshkruan një Deklaratë në mbështetje të Dekalogut të Presidentit Evropian, thuhet në kumtesë. sa/

foto: Fronti evropian

 

QËNDRONI TË LIDHUR