• e hënë, 23 dhjetor 2024

Frekuentim i shtuar i automjeteve në Tabanoc dhe Bogorodicë

Frekuentim i shtuar i automjeteve në Tabanoc dhe Bogorodicë

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugpre jashtë mjediseve urbane është rritur. Nga LAMM informojnë se në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve, por gjithashtu edhe në vendkalimet e tjera kufitare. Nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR