• e martë, 25 qershor 2024

Frederiksen: Nuk jam kandidate për kryetare të Këshillit Evropian

Frederiksen: Nuk jam kandidate për kryetare të Këshillit Evropian

Bruksel, 17 qershor 2024 (MIA) - Kryeministrja daneze Mete Frederiksen ka mohuar se është kandidate për kryetare të re të Këshillit Evropian, pas spekulimeve disa muajshe se mund ta zëvendësojë Sharl Mishelin në këtë post.

Frederiksen, pas arritjes në samitin joformal të liderëve të BE-së, ku do të diskutohet për shpërndarjen e funksioneve në institucione evropiane pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, tha se kryetarja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e cila kandidoi për një mandat të ri "bëri një punë të madhe".

Ajo bëri thirrje për vendime të shpejta në ndarjen e funksioneve.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR