Frederiksen do të refuzojë nëse i propozohet ta udhëheqë NATO-n
- Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen do të refuzojë nëse i ofrohet të bëhet sekretare e përgjithshme e NATO-s, paralajmëroi ajo vetë sot gjatë konferencës për shtyp të organizuar për ndihmën për Ukrainën, transmetojnë mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:21, 22 shkurt, 2024

Kopenhagë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministrja daneze, Mete Frederiksen do të refuzojë nëse i ofrohet të bëhet sekretare e përgjithshme e NATO-s, paralajmëroi ajo vetë sot gjatë konferencës për shtyp të organizuar për ndihmën për Ukrainën, transmetojnë mediumet britanike.
Paraprakisht sot, Politiko transmetoi se presidenti amerikan, Xho Bajden, por edhe Ministria britanike e Punëve të Jashtme kumtoi, se do ta mbështesin ish-kryeministrin holandez, Mark Rute për trashëgues të Jens Stoltenbergut në krye të Aleancës. ab/
foto: МIА arkivi