Frank ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kapiten i ri i Totenhemit
- Trajneri i Totenhemit, Tomas Frank, para ndeshjes së Superkupës së UEFA-së kundër PSZH-së theksoi se ende nuk ka zgjedhur kapiten të ri të ekipit.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:36, 13 gusht, 2025
Londër, 13 gusht 2025 (MIA) - Trajneri i Totenhemit, Tomas Frank, para ndeshjes së Superkupës së UEFA-së kundër PSZH-së theksoi se ende nuk ka zgjedhur kapiten të ri të ekipit.
Kapiten i deritanishëm ishte Son Heung-min i cili u transferua në Los Angjelos.
"Do ta emërojmë kapitenin për ndeshjen kundër PSZH-së gjatë ditës së sotme. Deri në fund të muajit do të jetë e qartë se kush do ta diktojë tonin në ekip", deklaroi Frank.
Son luajti për Spars prej vitit 2015 dhe ishte kapiten i ekipit. Ai luajti 454 ndeshje për klubin londinez, shënoi 173 gola dhe pati 101 asistime.
Ndeshja PSZH - Totenhem do të luhet sonte prej orës 21 në stadiumin "Friuli" në qytetin italian Udine. ab/
Fotо: ЕPА