• e martë, 24 dhjetor 2024

Francezi Kunde për 60 milionë euro në Barcelonë

Francezi Kunde për 60 milionë euro në Barcelonë
Barcelonë, ​​28 korrik 2022 (MIA) – Reprezentuesi francez, Zhil Kunde me sugjerim të trajnerit të Barcelonës, Çavi Ernandez, është dakorduar të vijë në radhët e gjigantit katalanas nga liga e parë spanjolle Sevilja, raportojnë mediat lokale. Qendërmbrojtësi francez 23-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, ndërsa Sevilja për transferimin do të marrë dëmshpërblim prej 60 milionë euro me bonuse. Kunde është futbollist i Seviljas që nga viti 2019, ndërsa paraprakisht ka luajtur për Bordon. Mbrojtësi këtë verë ishte në hap të një transferimi në Çelzi, por pas nismës së Çavit  vendosi ta vazhdojë karrierën në Barcelonë. Mediat spanjolle theksojnë se Çelzi për Kunden ka ofruar 65 milionë euro me bonuse. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR