• e hënë, 23 dhjetor 2024

Franca sistemoi 30.000 policë për shkak të frikës nga trazirat në ditën e zgjedhjeve

Franca sistemoi 30.000 policë për shkak të frikës nga trazirat në ditën e zgjedhjeve

Paris, 4 korrik 2024 (MIA) - Në Francë të dielën do të sistemohen 30.000 policë dhe xhandarë, gjatë kohës së rrethit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, prej të cilëve 5.000 do të jenë në Paris, për shkak të rrezikut nga trazirat, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen.

Darmanen tha se ka frikë se në ditën e zgjedhjeve, 7 korrik, "ultra të majtët" ose "ultra të djathtët" mund të krijojnë "trazira", transmeton Figaro.

Shpërndarja e "numrit shumë të madh" të policëve duhet ta pengojë forcën "t'i shfrytëzojë përparësitë nga rezultatet (e zgjedhjeve) që të krijojë trazira", tha Darmanen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 



 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR