• e diel, 22 dhjetor 2024

Franca kërkon nga Kina që "t'i dërgojë mesazhe shumë të qarta Rusisë"

Franca kërkon nga Kina që

Pekin, 1 prill 2024 (MIA) - Ministri francez i Punëve të Jashtme, Stefan Sezhurne,  sot në Pekin deklaroi se Franca pret që Kina t'i dërgojë "mesazhe shumë të qarta Rusisë" për çështjen e luftës në Ukrainë, transmetuan mediat franceze.

"Presim që Kina t'i dërgojë mesazhe shumë të qarta Rusisë", tha ministri në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij kinez Vang Ji.

Sezhurne tha gjithashtu se nuk është e dëshirueshme që Franca të reduktojë në mënyrë drastike lidhjet ekonomike me Kinën. Megjithatë, ministri bëri thirrje për një ekuilibër më të madh ekonomik, pasi shkëmbimi tregtar midis dy vendeve duhet "të mbështetet në një themel të shëndoshë dhe të fortë". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR