Franca kërkon nga Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet ndaj Libanit
- Franca sot ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve izraelite ndaj Libanit dhe në kumtesën theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme është kundër çdo operacioni tokësor në atë vend.
Paris, 29 shtator 2024 (MIA) - Franca sot ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve izraelite ndaj Libanit dhe në kumtesën theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme është kundër çdo operacioni tokësor në atë vend.
“Faktorët e tjerë, veçanërisht (lëvizja islamike libaneze) Hezbollahut dhe Iranit janë thirrur të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në destabilizimin e mëtejshëm dhe përhapjen e konfliktit në rajon”, thuhet në kumtesën.
Ushtria izraelite të hënën e kaluar filloi një fushatë bombardimi kundër Hezbollahut në Liban, pas një viti shkëmbimi zjarri përtej kufirit midis Libanit jugor dhe Izraelit verior, gjë që bëri që popullsia e Izraelit verior të ikte në jug për t'u strehuar.
Ushtria kumtoi se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u vra dje në një sulm ajror pranë Bejrutit.
"Siguria dhe mbrojtja e civilëve në Liban si dhe në Izrael duhet të garantohet," është kumtuar në Paris, por Nasrallah nuk u përmend. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s