• e hënë, 23 dhjetor 2024

Franca dërgon haubicë "Cezar" në Ukrainë

Franca dërgon haubicë

Paris, 27 mars 2024 (MIA) - Franca së shpejti ka mundësi të dërgojë 78 haubicë "Cezar" në Ukrainë me çka do ta rrisë furnizimin me predha për të përmbushur nevojën urgjente të Ukrainës për municion në luftën kundër pushtimit rus, raporton Beta.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lekornu deklaroi se është arritur marrëveshje mes Francës, Ukrainës dhe Danimarkës për financimin e haubicëve vetëlëvizës "Cezar" nga 155 mm që do t'i mundësojë Francës "shpejtë t'i furnizojë", raportojnë mediat amerikane. 

Sipas ueb faqes së ministrit francez të Mbrojtjes, haubica "Cezar" karakterizohet me karakteristika të avancuara teknike: ka një aftësi të madhe për të lëvizur shpejt dhe shpesh; është në gjendje të godasë një objektiv 40 kilometra larg me saktësi; ka sistem gjysmë automatik për ngarkimin e municioneve.

"Franca, gjithashtu i vuri vetes si qëllim që këtë vit në Ukrainë të dërgojë 80.000 predha për haubicë 155 mm, përveç 30.000 të dorëzuara që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të vitit 2022", kumtoi njeriu i parë i Ministrisë për Mbrojtje të Francës.

Sipas tij, Franca po merr pjesë në përpjekjet për të identifikuar rezervat e disponueshme të barutit dhe municionit që mund të blihen nga vende jashtë Bashkimit Evropian që është plan i iniciuar nga Çekia si pjesë e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën.

Sipas këtij plani, çekët po përpiqen të lehtësojnë blerjen e 800.000 predhave artilerie për Ukrainën. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR