• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fraksioni i BDI-së e festoi përvjetorin e partisë në Tetovë

Fraksioni i BDI-së e festoi përvjetorin e partisë në Tetovë

Tetovë, 5 qershor 2023 (MIA) - Shënojmë 21-vjetorin e formimit të partisë sonë. Ne si fraksion edhe një herë i theksojmë vlerat tona, mbi të cilat u formua partia jonë. I theksuam edhe një herë kërkesat tona dhe pakënaqësit tona të cilat i kemi brenda në parti, deklaroi Saranda Imeri, përfaqësuesja e fraksionit të BDI-së, në shënimin e sotëm në Tetovë me rastin e 21-vjetorit të formimit të BDI-së.

"Besojmë se zgjedhjet në të gjitha degët që do të mbahen tani, në të gjitha degët nuk janë legjitime dhe ne mund të konstatojmë në këtë mënyrë, një anëtar një votë, janë jolegjitime dhe antistatutore. Ne, nga ana tjetër, ngremë zërin se është koha që të ndryshohet kriteri 20 për qind për gjuhën shqipe në Kushtetutë, sepse nuk duam që Kushtetuta të hapet edhe një herë dhe të hapen çështje të tilla. Unë sot jam aty ku duhet të jem me themeluesit e partisë sonë dhe do të vazhdoj të jem pjesë e fraksionit dhe t'i theksoj edhe më shumë kërkesat tona", deklaroi Saranda Imeri, përfaqësuese e fraksionit të BDI-së, në ceremoninë e mbajtur në vend të hapur para Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të formohet lëvizje e re politike për reforma në BDI, Imeri u përgjigj se e vazhdojnë luftën brenda në parti me metoda demokratike. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR