• e enjte, 14 nëntor 2024

Foshnja e cila u gjet e braktisur në Veles është në gjendje të përmirësuar shëndetësore

Foshnja e cila u gjet e braktisur në Veles është në gjendje të përmirësuar shëndetësore

Veles, 18 korrik 2024 (MIA) - Foshnja shtatëmuajshe e cila u gjet e braktisur në Veles, një javë pas pranimit në Repartin e pediatrisë dhe neonatologjisë në spitalin e përgjithshëm në Veles, ndodhet në gjendje dukshëm të përmirësueshme shëndetësore, informoi për MIA-n Marina Andova, zëdhënëse e ISHP-së në spitalin e përgjithshëm.

Foshnja është ende nën mbikëqyrje intensive dhe terapi nga i gjithë stafi mjekësor i repartit.

"Sa më shumë kujdesi intensiv nga ana e infermierëve të cilat e mbrojnë me gjithë zemër, pesha e tij u rrit, nga 4.600 gram fillestare në 5.200 gram sot", konfirmoi Andova.

Shtoi se foshnja do të qëndrojë në repart deri në shërimin e plotë të tij dhe zgjidhjen e gjendjes së tij nga ana e shërbimeve dhe institucionet kompetente.

Njëherësh për nënën e tij 20 vjeçare e cila e ka lënë vetëm në rrugë dhe më pas ka ardhur ta shohë në spital vetëm një herë, duhet të prononcohen autoritetet nga Prokuroria Themelore Publike, MPB-ja dhe Qendra për Punë Sociale në Veles.

Foshnja është gjetur të premten me 12 korrik pasdite nga një kalimtar i rastësishëm në qendër të Velesit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas çka më pas e ka dërguar në spitalin e Velesit. Sipas autoriteteve, foshnja ende nuk është regjistruar në Librin amë të porsalindurve. rq/

Foto:  arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR