• e diel, 30 qershor 2024

Forumi për Ndryshime Arsimore organizon Forum Studentor në QKR

Forumi për Ndryshime Arsimore organizon Forum Studentor në QKR

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) - Forumi për Ndryshime Arsimore organizon Forum Studentor, i cili do të mbahet sot në Qendrën Kulturore Rinore - QKR në Shkup.

Sipas paralajmërimit të organizatorëve, në fillim të forumit fjalime të tyre do të kenë euroambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorja amerikane në vend Anxhela Ageler.

"Kjo është ngjarje historike, sepse për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të mblidhen në një vend, në një organ, pjesa më e madhe e kuvendeve të studentëve të universiteteve në vend. Përveç kësaj, do të ketë edhe diskutime paneli me folës nga i gjithë rajoni", njoftojnë nga Forumi për Ndryshime Arsimore. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR