• e diel, 22 dhjetor 2024

Forumi i nëntë i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në Selanik

Forumi i nëntë i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në Selanik

Bruksel, 12 tetor 2023 (MIA) - Organizuar nga Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), më 19 dhe 20 tetor në Selanik do të mbahet Forumi i 9-të i Shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor.

EESC e organizon Forumin në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Fondacionin evropian për trajnim (ETF), Këshillin për bashkëpunim rajonal (RCC) dhe Qendrën evropiane për zhvillim të arsimit profesional (CEDEFOP), në të njëjtin vend ku para 20 viteve është riafirmuar perspektiva e vendeve nga Ballkani Perëndimor për anëtarësim në BE.

Siç kumtoi organizatori Forumi do të përfaqësojë një hap të rëndësishëm drejt hapjes së dyerve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke ndjekur vendimin historik të EESC-së për t'i përfshirë vendet kandidate për anëtarësim në aktivitetet e saj nga viti 2024 nën titullin "anëtare kandidate për zgjerim".

"Diskutimet dhe deklarata që do të miratohet në fund të ngjarjes, do të vijojnë me pakon e zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila pritet në nëntor, si dhe në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor", shtohet në kumtesën.

Sipas paralajmërimeve, në Forum do të marrin pjesë disa përfaqësues të lartë, mes të cilëve edhe kryetari i EECS-së, Oliver Ropke, nënkryetarja e Komisionit Evropian për demokraci dhe demografi, Dubravka Shuica dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit rajonal për bashkëpunim (RCC), Majlinda Bregu, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Mediat e interesuara për të ndjekur ngjarjen mund të akreditohen jo më vonë se data 16 tetor përmes e-mail: Katarzyna.Novak@eesc.europa.eu dhe Amalia.Tsoumani@eesc.europa.eu. ls/

Foto: Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social

 

QËNDRONI TË LIDHUR