Forumi i Gruas i Lëvizjes BESA organizoi panel diskutim me rastin e 16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave
- Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA organizoi sot panel diskutim në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Nga panelistet u treguan raste të shumta të dhunës ndaj grave në vendin tonë qoftë ajo fizike, emocionale, psikologjike dhe ekonomike dhe se kjo nuk është vetëm një çështje private, por një problem shoqëror që na prek të gjithëve.
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 9 dhjetor, 2024
Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA)- Forumi i Gruas së Lëvizjes BESA organizoi sot panel diskutim në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Nga panelistet u treguan raste të shumta të dhunës ndaj grave në vendin tonë qoftë ajo fizike, emocionale, psikologjike dhe ekonomike dhe se kjo nuk është vetëm një çështje private, por një problem shoqëror që na prek të gjithëve.
“Në këtë organizim u dakordua se çdo veprim i vogël mund të sjellë ndryshim, prandaj nuk duhet heshtur përballë saj, duhet ngritur zëri, ndërgjegjja dhe mbështetja për iniciativat që çojnë në eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri pa dhunë!”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.