Forumi ekonomik botëror ka zgjedhur ministrin Mucunski si lider të ri global për vitin 2025
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski është zgjedhur si lider i ri global (Young Global Leader - YGL)) në Forumin ekonomik botëror (World Economic Forum - WEF) për vitin 2025. Kjo mirënjohje prestigjioze u ndahet individëve të jashtëzakonshëm nën moshën 40 vjeç, të cilët kanë demonstruar aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve në botë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).
- Post By Qefsere Abduli
- 11:20, 15 prill, 2025

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski është zgjedhur si lider i ri global (Young Global Leader - YGL)) në Forumin ekonomik botëror (World Economic Forum - WEF) për vitin 2025. Kjo mirënjohje prestigjioze u ndahet individëve të jashtëzakonshëm nën moshën 40 vjeç, të cilët kanë demonstruar aftësi të jashtëzakonshme drejtuese dhe angazhim të fortë për përmirësimin e kushteve në botë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).
Forumi i liderëve të rinj global parasheh një komunitet të përkushtuar për të formuar liderë të përgjegjshëm që kontribuojnë në mënyrë aktive në përmirësimin e rrethanave globale. Çdo vit, Forumi ekonomik botëror, përmes një procesi përzgjedhjeje e cila përfshin vendimin e një komiteti të specializuar dhe konsultime me ekspertë të shumtë, zgjedh një grup prej rreth 100 drejtuesish nën moshën 40 vjeç nga e gjithë bota (10 prej të cilëve janë nga Evropa) që marrin këtë njohje.
Vetë procesi i përzgjedhjes përfshin proces rigoroz që merr parasysh arritjet personale dhe profesionale të kandidatëve, si dhe përkushtimin e tyre etik dhe integritetin në punën e tyre.
"Zgjedhja e ministrit Mucunski në këtë komunitet prestigjioz është një mirënjohje e përpjekjeve dhe arritjeve të tij në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Si ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ai luan një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave evropiane, bashkëpunimin rajonal, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë", theksojnë nga MPJTJ.
"Jam veçanërisht i nderuar që jam përzgjedhur si një nga liderët e rinj global për vitin 2025 nga ana e Forumit ekonomik botëror. Të qenit i njohur si pjesë e një grupi të suksesshëm liderësh nën 40 vjeç – që vijnë nga politika, ekonomia, akademia dhe shoqëria civile nga e gjithë bota – është një privilegj i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe. Në kohë sfidash globale, lideri duhet të jetë i bazuar në rrugën e sfidave dhe transformimeve dinamike, lidershipi duhet të bazohet në vizion, integritet, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj zgjidhjeve afatgjate dhe të qëndrueshme. Jam veçanërisht i emocionuar që do të bëhem pjesë e këtij komuniteti të jashtëzakonshëm të ndryshimeve – për të mësuar dhe krijuar së bashku, me qëllim që të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më elastike”, thekson ministri Mucunski në postimin e tij në rrjetet sociale.
Anëtarët - alumni të këtij grupi prestigjioz përfshijnë figura të shquara si Mark Zakerberg – themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Fejsbukut, Emanuel Makron – president i Francës, Piter Til – bashkëthemelues i PayPal dhe investitor kryesor, Niko Rozberg – ish kampion i Formula 1, Aleksandar Stub – president i Finlandës dhe Aleksander De Kroo – ish kryeministër i Belgjkës.
Kjo njohje e vendos vendin tonë në hartën e lidershipit global dhe thekson përkushtimin e vendit për zhvillim, inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. qa/
Linku për postimin e videos: https://www.facebook.com/share/r/1BpA4W4QNB/
Foto: arkivi i MIA-s