• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Forum: Studentët kanë nevojë për digjitalizim të universiteteve dhe uljen e ngarkesës financiare gjatë studimeve

Forum: Studentët kanë nevojë për digjitalizim të universiteteve dhe uljen e ngarkesës financiare gjatë studimeve

Shkup, 9 mars 2024 (MIA) – Studentët kanë nevojë për përmirësimin e kushteve të studimit përmes zvogëlimit të ngarkesës financiare dhe digjitalizimit, njëherësh kërkojnë edhe pagesën në kohë të bursave, u theksua në Forumin e sotëm studentor organizuar nga Forumi për ndryshime në arsim.

Drejtori ekzekutiv i Forumit për ndryshime në arsim, Blendi Hodai theksoi se aktiviteti i sotëm ka për qëllim krijimin e një platforme përmes së cilës do të diskutohen këto probleme për të gjetur zgjidhje më të lehtë.

"Qëllimi i aktivitetit të sotëm është krijimi i një platforme përmes forumit studentor ku të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private do të mblidhen për të diskutuar mbi problemet me të cilat përballemi dhe zgjidhjet që duhet të ndërmarrim. Nga ana tjetër, më vjen mirë që dje shtatë universitete në vend nënshkruan deklaratë të përbashkët për krijimin e trupit kombëtar studentor i cili do të jetë një platformë legjitime joformale ku ata do të bëhen bashkë për të forcuar kapacitetet e tyre dhe përfaqësuesit e studentëve do të kenë mundësinë më lehtë të paraqesin problemet e studentëve, tha Hodai.

Ai shtoi se në periudhën e kaluar janë bërë hulumtime që kanë vërtetuar problemet momentale të studentëve.

"Forumi për ndryshime në arsim në periudhën e fundit ka bërë hulumtim në lidhje me atë se sa implikime financiare kanë studentët për të përfunduar katër ose pesë vjet fakultet në vend dhe pamë që ngarkesa financiare është shumë më e madhe nga ajo që dimë se është vetëm participim në një semestër, që të zgjidhet ngarkesa financiare duhet të kemi arsim të lartë falas në ciklin e parë të studimeve. Problemi i dytë që adresohet shumë është fakti që universitetet tona, sidomos ato publike nuk janë fare të digjitalizuara përveç universitetit 'Goce Dellçev' dhe ky është një hall i madh për studentët, sepse çdo vit kur duhet të paraqiten dhe të bëjnë regjistrimin e semestrave, studentët presin nga tre orë radhë para pyetjeve studentore dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ai.

Ai theksoi se është e nevojshme të zgjidhet edhe problemi me vonesën e bursave të studentëve dhe pagesa të bëhet në afat sa më të shkurtër.

Hodai tha se probleme të këtilla të ngjashme ka edhe në vendet fqinje.

Ai ka thënë se në periudhën e kaluar janë bërë hulumtime që kanë konfirmuar problemet momentale të studentëve.

"Jemi të kënaqur me praninë dhe interesimin e studentëve në një ngjarje të tilla dhe ata që janë të pranishëm janë të interesuar të ndjekin dhe të japin fidbekun për panelet, si dhe për diskutimet joformale që kemi me të ftuarit nga rajoni nga Serbia, Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria dhe të gjitha këto vende përballen me sfida të ngjashme. Është shumë interesante se po të mos kishim flamuj, duke parë problemet do të thoshim se jemi një shtet, tani shohim që lartë- poshtë te gjitha vendet kanë të njëjtat probleme, por e mira është se mund të frymëzohemi nga ata dhe ata nga ne për disa praktika të mira", vlerëson Hodai.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR