• e diel, 22 dhjetor 2024

Forum për përdorimin e duhur të resurseve shkollore

Forum për përdorimin e duhur të resurseve shkollore

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës, UNICEF-i dhe Banka Botërore sot do të jenë nikoqirë të forumit ndërkombëtar për shfrytëzim adekuar të resurseve shkollore. Në Forum do të mblidhen krijues të politikave, ekspertë dhe praktikantë për t'i diskutuar ligjëratat e mësuara dhe faktorët kyç të suksesit nga riorganizimi i rrjetit shkollor në vendet evropiane.

Forumi organizohet për të marrë informata që do të ndikojnë në zbatimin e punës rrjedhëse lidhur me optimizimin e rrjetit shkollor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa do ta hapin ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia DiXhovani dhe specialistja e shquar për arsim nga Banka Botërore në Maqedoninë e Veriut, Bojana Naceva. Kryenegociatori i ngjarjes, Luka Boeskens, analist për politika në OECD, do të ndajë informacione për riorganizimin e rrjeteve shkollore në disa vende të BE-së si dhe ai proces kontribuoi për efikasitet të rritur dhe cilësi më të mirë të arsimit.

Siç është paralajmëruar, tre nga sesionet do t'i hapin ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, udhëheqësi i repartit operativ të Delegacionit të BE-së, Aleksandru Albu dhe kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjeve Lokale (BNJVL) dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

"Për t'iu përgjigjur sfidave aktuale në arsim, është duke u zbatuar iniciativa për optimizimin e rrjetit të shkollave fillore e cila përfshin edhe rishikimin e formulës për financimin e arsimit fillor në Maqedoninë e Veriut. Vendi po përballet me një krizë arsimore, me arritjet e studentëve nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, BE-së dhe OECD-së. Ndryshimet e mëdha demografike, duke përfshirë rënien e nivelit të lindjeve, shtimin e migrimit dhe urbanizimit pa rregullime të mëdha në rrjetin e shkollave fillore, kanë rezultuar në mosshfrytëzimin e hapësirës dhe stafit shkollor në disa zona. Në të kundërtën, shkollat ​​e tjera kanë shumë nxënës dhe mungesë të stafit, kështu që ato duhet të organizojnë mësime në dy ndërrime – gjë që mund të ndikojë në rezultatet e mësimit. Ndryshime të tilla kanë çuar në një shpërndarje joefikase dhe të pabarabartë të resurseve. Gjithashtu, pjesa më e madhe e shpenzimeve për arsimin fillor janë për mbulimin e pagave të personelit të shkollës, gjë që lë mjete të pamjaftueshme financiare për mirëmbajtjen e objekteve në gjendje të mirë dhe investim në pajisje moderne, futjen e metodave novatore në mësimdhënie, mësim dhe zhvillim profesional të stafit", thuhet në njoftimin e forumit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR