• e martë, 24 dhjetor 2024

Forum ndërkombëtar për lidership të grave me temë "Gratë e shkruajnë historinë"

Forum ndërkombëtar për lidership të grave me temë

Shkup, 6 mars 2023 (MIA) - Forum ndërkombëtar në të cilin gra të shquara nga disa sfera në pesë panele debatojnë në temën "Gratë e shkruajnë historinë" sot u mbajt në Universitetin për turizëm dhe menaxhment në Shkup.

Në forum marirn pjesë ambasadoret e Suedisë dhe të Serbisë në vendin tonë. Emi Larson Xhein dhe nevena Jovanoviq, guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska Bezoska, drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Llukarevska, konsullja e nderit e kanadasë në vend, Aneta Pesheva, gra të shquara nga komuniteti afarist, nga arsimi, nga mediumet dhe nga kultura dhe arti.

Paneli i parë është për gratë në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, i dyti për gratë të cilat e lëvizin biznesin, i treti për gratë nëa rsim, i katërti për gratë në kulturë, ndërsa i pesti për gratë në mediume.

"Qëllimi i këtij forumi që po mbahet në prag të 8 Marsit është mu barazia gjinore, përkatësisht deri në vitin 2026, në pajtim me qëllimet evropiane, të arrijmë 40 për qind gra pjesëmarrëse në jetën publike në pozita menaxhuese. Për atë, shembull i shkëlqyeshëm është Banka jonë popullore e cila është e para në vendin tonë dhe e dyta në Evropë dhe në rajon. Vetëm Republika e Serbisë dhe vendi ynë kanë guvernatore në bankat popullore, që është me të vërtetë prestigjioze dhe që është mirë në jetën e institucioneve publike tek ne në Maqedoni", deklaroi rektori i Universitetit, prof. Ace Milenkovski.

Ai theksoi se Banka popullore është, siç tha, shembull i ndritur edhe për pabarazinë në favor të grave.

"Madje 60 për qind e të punësuarve në Bankën popullroe janë të gjinisë femërore apo gjithsej në pozita udhëheqëse dhe menaxhuese janë madje 70 për qind gra, përfshirë edhe dy nënguvernatoret, të cilat e ndihmojnë guvernatoren tonë", theksoi Milenkovski.

Si shembull të mirë për barazi mes gjinive e vlerësoi edhe Qytetin e Shkupit ku ka kryetare grua, njejtë si në Romë, Paris, Berlin, Osllo dhe Sofje.

Merita Ramadani Aliu, biznesmene me biznes të vetin në pjesën e bujqësisë, porositi se sa më shumë gra duhet të përfshihen në sektorin privat.

"Sipas asaj që shohim kohëvetë fundit në realitet, duket se numri i grave është më i vogël. Këto forume janë shumë të rëndësishme për ne si gra që jemi në sektorin privat t'u tregojmë grave të tjera se duhet të jenë vetvetja dhe të fillojnë biznes të vetin", tha Ramadani Aliu.

Aneta Anteva Pesheva, e cila ka biznes të saj në sektorin e TI-së, theksoi se gruaja duhet të kërkojë barazi vetëm nëse është financiarisht e pavarur.

"Nëse nuk është financiarisht e pavarur, është mjaft vështirë ta arrijë atë. Gratë vetë duhet të ndërmarrin aksion për barazinë e tyre, sepse çdoherë ka stereotipe të cilat i frenojnë në punë. Mund t'i inkurajojmë të rinjtë të mos kenë kurfarë paragjykimi se mund të hyjnë në ujërat e biznesit, sepse ashtu do të jetë më mirë edhe për to dhe do të jenë financiarisht të pavarura", tha Anteva Pesheva. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR